Qendra e ndihmës
Artikujt e ndihmësFillimi
  1. Ballina
  2. Ndihma
  3. Fillimi

Si përdoret DentalSoft

Menyja, klinika dhe dega aktive, butoni Krijo, kërkimi dhe lejet.

Fillimi2 min leximPërditësuar më 29.10.2026

Në këtë faqe 4 tema

DentalSoft bashkon në një vend pacientët, takimet, trajtimet, financat, stafin dhe inventarin e klinikës.

Menyja

Menyja majtas është e ndarë në grupe:

  • Kryesore: Përmbledhja, Kalendari, Pacientët.
  • Klinika: Planet e trajtimit, Preventivat, Laboratori.
  • Financat: Faturat, Pagesat, Këstet, Debitorët, Arkat, Shpenzimet.
  • Operacionet: Inventari, Furnitorët, Detyrat, Komunikimet.
  • Analiza: Raporti financiar, Performanca e stafit, Shërbimet, Raportet e arkës.
  • Sistemi: Stafi dhe rolet, Konfigurime.

Secili sheh vetëm faqet që i lejon roli. Në ekran të gjerë, menyja mund të ngushtohet vetëm me ikona (butoni poshtë majtas).

Shiriti i sipërm

  • Kërkimi global: gjeni shpejt një pacient sipas emrit, telefonit ose numrit të kartelës.
  • Klinika dhe dega: nëse punoni në disa klinika ose degë, zgjidhni këtu ku po punoni. Listat tregojnë të dhënat e degës aktive (ose të gjitha degëve, nëse e zgjidhni këtë).
  • Krijo: shkurtore për pacient, takim, preventiv, faturë, pagesë dhe shpenzim.
  • Njoftimet dhe profili (fjalëkalimi, verifikimi me dy hapa, pajisjet ku jeni të lidhur, dalja).
  • Ndihma (?): hap këto faqe ndihme.

Lejet

Çfarë mund të shohë dhe të bëjë secili varet nga roli (p.sh. Dentist, Recepsionist, Arkëtar). Lejet kontrollohen nga serveri, jo vetëm duke fshehur butonat. P.sh. recepsioni nuk sheh automatikisht përmbajtjen klinike, dhe kush s'ka leje financiare nuk sheh shumat. Rolet ndryshohen te Stafi dhe rolet. Shih Stafi, rolet dhe lejet.

Rregulla që vlejnë kudo

  • Asgjë e rëndësishme nuk fshihet në heshtje. Faturat e lëshuara korrigjohen me kreditnotë, pagesat me anulim ose rimbursim, magazina me lëvizje kompensuese. Çdo veprim ruhet te historiku i veprimeve.
  • Datat shfaqen DD/MM/YYYY dhe ora 24-orëshe, sipas orës së klinikës.
  • Shumat llogariten pa gabime rrumbullakimi. Monedhat e ndryshme nuk mblidhen pa konvertim të shprehur.
  • Çdo shifër në raporte ka formulën e saj dhe hap listën nga vjen (klikoni mbi të).

Ende keni nevojë për ndihmë?

Ekipi i DentalSoft ju përgjigjet në shqip. E Hënë – E Shtunë, 09:00 – 19:00.