Pyetje të shpeshta për programin dentar DentalSoft
Nuk e gjeni përgjigjen që kërkoni? Na shkruani dhe ju përgjigjemi shpejt.
Të përgjithshme
Çfarë është DentalSoft?
DentalSoft është një softuer SaaS në cloud për menaxhimin e klinikave dentare. Mbulon pacientët, takimet, dokumentet me rreze X, trajtimet, financat, furnitorët dhe raportimin në një platformë të vetme.
Çfarë është një program për klinika dentare?
Një program për klinika dentare (ose program dentar) është softueri që klinika përdor për të menaxhuar pacientët, takimet, kartelat dentare, trajtimet, pagesat dhe raportet. DentalSoft e bën këtë në cloud, nga çdo pajisje.
Sa kushton programi dentar DentalSoft?
Çmimi varet nga madhësia e klinikës dhe paketa: Start, Profesional ose Enterprise. Nuk ka kosto instalimi, pagesa të fshehura apo kontrata afatgjata. Shikoni çmimet ose kërkoni një ofertë.
A funksionon DentalSoft (Dental Soft) në Kosovë dhe jashtë Shqipërisë?
Po. DentalSoft përdoret nga klinika dentare në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit. Meqë është në cloud, mjafton një lidhje interneti. Më shumë për programin për klinika dentare në Kosovë.
Për çfarë madhësie klinike është i përshtatshëm?
DentalSoft u përshtatet klinikave dentare të vogla, të mesme dhe në shkallë të gjerë, përfshirë rrjetet me disa degë.
A duhet të instaloj diçka?
Jo. DentalSoft punon nga shfletuesi i internetit në kompjuter, tablet ose celular, pa server dhe pa instalim.
Sa e vështirë është të mësohet?
Shumë e lehtë. Ndërfaqja u projektua me dentistë dhe përdoret aq thjesht sa Facebook. Përveç kësaj, ofrojmë trajnim fillestar për stafin.
Modulet
A ka kufizim në numrin e pacientëve?
Jo. Programi nuk ka asnjë kufizim për menaxhimin e të dhënave të pacientëve.
A mund të ngarkoj imazhe me rreze X?
Po. Mund të ngarkoni rreze X, fotografi dhe dokumente direkt në kartelën e pacientit, të lidhura me vizitën përkatëse. Shikoni më shumë te modulet.
A menaxhon DentalSoft edhe financat e klinikës?
Po. Menaxhon të ardhurat, shpenzimet, faturat e shërbimeve, pagesat dhe marrëdhëniet me furnitorët.
Çfarë raportesh ofron?
Raporte për performancën, të ardhurat neto, kreditë dhe debitë, rrjedhën e parave, pagesat e ardhshme dhe performancën sipas mjekut ose shërbimit.
Siguria dhe fillimi
Sa të sigurta janë të dhënat?
Të dhënat ruhen në një bazë të dhënash të strukturuar në cloud, me lidhje të enkriptuara, të drejta aksesi sipas rolit dhe kopje rezervë të rregullta.
A mund t’i transferoj të dhënat nga programi im aktual?
Po. Ekipi ynë ju ndihmon të transferoni pacientët dhe të dhënat ekzistuese nga Excel ose nga programe të tjera.
Si mund ta provoj DentalSoft?
Plotësoni formularin për demo dhe brenda 1 ore ju dërgojmë të dhënat për ta provuar programin falas për 3 ditë.
Keni ende pyetje?
Ekipi ynë është gati t’ju ndihmojë.