Komunikim i enkriptuar
Të dhënat udhëtojnë të enkriptuara mes shfletuesit dhe serverit, dhe secila klinikë sheh vetëm të dhënat e veta.
Të dhënat mjekësore janë ndër më të ndjeshmet. DentalSoft i ruan në një bazë të dhënash të strukturuar në cloud, me komunikim të enkriptuar dhe kopje rezervë automatike çdo ditë.
Nga lidhja e shfletuesit te serverat dhe kopjet rezervë, çdo hap është menduar për të mbrojtur pacientët dhe klinikën.
Të dhënat udhëtojnë të enkriptuara mes shfletuesit dhe serverit, dhe secila klinikë sheh vetëm të dhënat e veta.
Serverat mbrohen me firewall dhe me mbrojtje kundër sulmeve DDoS.
Të paktën një kopje rezervë çdo ditë, në një vendndodhje të ndarë nga infrastruktura kryesore.
Platforma hostohet në datacenter-in e ENOR Technologies, me server dhe IP të dedikuar.
Nënllogari për administratorin, recepsionin dhe dentistët, secili me të drejtat e veta.
Eksportoni të dhënat gjatë abonimit dhe merrni çdo ditë një kopje të enkriptuar në email.
Stafi punon si zakonisht nga shfletuesi ose aplikacioni, ndërsa enkriptimi, kopjet rezervë dhe mbrojtja e serverave bëhen automatikisht.
Lexoni edhe artikullin për mbrojtjen e të dhënave të pacientëve dhe politikën e privatësisë.
Në datacenter-in e ENOR Technologies, në server të dedikuar për platformën, me të paktën një kopje rezervë çdo ditë në një vendndodhje tjetër (offsite). Të dhënat i përkasin klinikës: mund t’i eksportoni gjatë abonimit dhe çdo ditë merrni një kopje të enkriptuar në email.
Stafi i klinikës suaj, sipas të drejtave të çdo nënllogarie. Personeli i DentalSoft nuk ka akses rutinë në kartelat e pacientëve; kur nevojitet për suport, aksesi jepet vetëm me autorizimin e klinikës, për aq kohë sa duhet, dhe regjistrohet.
Të dhënat i përkasin klinikës. Eksportojini përpara se të përfundojë abonimi; kthimi dhe fshirja e tyre pas përfundimit bëhen sipas Termave dhe marrëveshjes për përpunimin e të dhënave.
Të gjitha modulet punojnë së bashku, në të njëjtin program dhe me të njëjtat të dhëna.
Kartela elektronike me historinë mjekësore dhe dentare të pacientit.
Shiko modulinKalendar për çdo mjek, kujtesa me SMS dhe email dhe lista e pritjes.
Shiko modulinImazhe, foto dhe dokumente direkt në kartelën e pacientit.
Shiko modulinOdontogram, anamneza, plane trajtimi me faza dhe transkriptime.
Shiko modulinFatura, pagesa me këste, debitorët, shpenzimet dhe bilanci.
Shiko modulinFurnitorët, blerjet dhe pagesat e ardhshme me afatet.
Shiko modulinPerformanca, të ardhurat neto dhe rrjedha e parave.
Shiko modulinNjë demo 30-minutëshe, e përshtatur për mënyrën si punon klinika juaj.