Pa pagesa të fshehura
Asnjë pagesë shtesë apo e fshehur. Dini gjithmonë sa paguani.
Nga një ide në vitin 2017 dhe mbi 31 intervista me dentistë, te programi nr. 1 për klinikat dentare në Shqipëri & Kosovë, që sot e përdorin mbi 243 klinika brenda dhe jashtë vendit.
Historia e DentalSoft nis në vitin 2017 me një vëzhgim të thjeshtë: shumica e dentistëve punonin me programe të instaluara në kompjuterin e zyrës ose në laptop. Programe të vështira për t’u përdorur, të shtrenjta për të ruajtur të dhënat, të ngadalta për t’u përditësuar dhe të paarritshme jashtë klinikës ose nga celulari.
Para se të shkruanim rreshtin e parë të kodit, u ulëm me ata që e njohin më mirë këtë punë. Zhvilluam mbi 31 intervista me dentistë të ndryshëm, dëgjuam çfarë u mungonte në programet konkurruese që përdornin dhe çfarë do t’ua lehtësonte ditën në klinikë.
Në vitin 2018 lindi versioni i parë i DentalSoft: një platformë gjithëpërfshirëse në cloud, e ideuar për dentistin modern dhe aq e thjeshtë sa ta përdorësh si Facebook.
Lind ideja për një program dentar në cloud, të thjeshtë dhe të arritshëm nga kudo.
Dëgjojmë kërkesat e tyre dhe i kthejmë në veçori konkrete të programit.
DentalSoft zhvillohet për herë të parë dhe nis punën në klinikat e para.
DentalSoft bëhet programi nr. 1 për klinikat dentare në Shqipëri & Kosovë, me klinika edhe jashtë vendit.
Mbi 243 klinika dentare në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit punojnë çdo ditë me DentalSoft.













Mjetet tona ju lejojnë të përqendroheni më pak te problemet e IT-së dhe më shumë te kujdesi për pacientin, efikasiteti i klinikës dhe rritja e të ardhurave. Shikoni si funksionon menaxhimi i klinikës dentare me DentalSoft.
Keni përdorur deri dje një program tjetër? DentalSoft i konverton të dhënat e programit tuaj të vjetër, në përputhje të plotë me sistemin e ri.
Një llogari klinike mund të ketë shumë nën-llogari: për administratorin, recepsionin ose dentistët e tjerë të klinikës.
Çdo e dhënë enkriptohet dhe nuk mund të lexohet as nga personat që kanë akses në server vetëm për qëllime mirëmbajtjeje.
Të dhënat ruhen të enkriptuara me metoda të ndryshme enkriptimi.
Protokolle dhe certifikata sigurie të certifikuara ndërkombëtarisht.
Serverat mbrohen me firewall dhe mbrojtjen më të mirë kundër sulmeve DDoS.
Programi krijon automatikisht një kopje rezervë të të dhënave çdo ditë.
Mjedisi i zhvillimit është i ndarë nga ai operacional ku punon klinika juaj.
Shkarkoni kopjen tuaj ose eksportoni të dhënat në Excel ose XML në çdo kohë.
Misioni ynë është të zgjidhim çdo çështje që hasni gjatë ditës në klinikën tuaj dentare.
Asnjë pagesë shtesë apo e fshehur. Dini gjithmonë sa paguani.
Qëndroni me ne sepse ju shërben, jo sepse jeni të detyruar.
DentalSoft përditësohet rregullisht me kërkesat dhe opsionet që na kërkojnë klientët.
Ekipi ynë miqësor i suportit teknik e di mirë: kënaqësia e klientit është gjithmonë e para.
Provoni DentalSoft falas dhe shikoni pse mbi 243 klinika dentare punojnë çdo ditë me të.