Debitorët
Kush detyrohet, sa dhe prej sa ditësh; vjetërsia e detyrimeve, kujtesat, printimi dhe eksporti.
Në këtë faqe 6 tema
Debitorët tregon pacientët që kanë fatura të lëshuara pa paguar plotësisht, pa kamatvonesë.
Treguesit lart
Detyrime gjithsej, Në vonesë, Pa skaduar dhe Pacientë me detyrime.
Vjetërsia e detyrimeve
Detyrimi ndahet sipas ditëve pas afatit: Pa skaduar, 1–30, 31–60, 61–90 dhe mbi 90 ditë.
- Faturat pa plan këstesh numërohen sipas afatit të faturës.
- Faturat në plan këstesh numërohen sipas afatit të çdo kësti të papaguar.
Filtrat
Data e gjendjes ("Gjendja më"), dega, monedha (ose të gjitha, të konvertuara në monedhën bazë), Vetëm në vonesë dhe kërkimi sipas pacientit, kartelës ose telefonit.
Detajet e pacientit
Klikoni një pacient për të parë:
- Faturat e papaguara, me afatin dhe nëse janë me këste.
- Si u krijua detyrimi: faturat, pagesat dhe kreditnotat në rend kohor, me detyrimin pas çdo veprimi.
- Veprimet e fundit: kujtesat e mëparshme.
- Butonat Arkëto pagesë, Përgatit kujtesë dhe Hap profilin.
Kujtesa
Përgatit kujtesë jep tekstin gati me shumën dhe faturat. Zgjidhni si e kujtoni pacientin:
- SMS ose email: dërgohet nga sistemi, vetëm nëse kanali është konfiguruar te Integrimet.
- WhatsApp: hapet WhatsApp me tekstin gati.
- Telefonatë ose personalisht: vetëm regjistroni që e bëtë, me një shënim (p.sh. kur premtoi të paguajë).
Çdo kujtesë ruhet në historikun e detyrimit.
Printimi dhe eksporti
Shkarko → Lista në PDF ose Lista në Excel, me të njëjtat filtra.