Modulet & funksionalitetet e programit

Programi dentar me gjithçka që i duhet klinikës suaj

DentalSoft, programi nr. 1 për klinikat dentare në Shqipëri & Kosovë, lehtëson menaxhimin e pacientëve, raportimin, monitorimin dhe matjen e performancës së klinikës – me një ndërfaqe që e kupton që në ditën e parë.

Menaxhimi i pacientëve

Profili i plotë i çdo pacienti

Menaxhoni profilet e pacientëve dhe regjistroni rastet e reja shpejt. Kartela elektronike mban gjithçka të organizuar dhe të kërkueshme.

  • Të dhëna personale, kontakti dhe historia mjekësore
  • Alergji, medikamente dhe shënime klinike
  • Kërkim i shpejtë sipas emrit, telefonit ose kodit
  • Asnjë kufizim në numrin e pacientëve
Takimet

Kalendar i zgjuar për takimet e radhës

Caktoni takimet e radhës për çdo mjek dhe karrige, pa mbivendosje dhe pa telefonata të panevojshme.

  • Pamje ditore, javore dhe mujore
  • Kalendar i veçantë për çdo mjek
  • Kujtesa për pacientët para takimit
  • Statusi: konfirmuar, në pritje, anuluar
Rreze X & dokumente

Imazhet dhe dokumentet, aty ku duhen

Ngarkoni imazhe me rreze X, fotografi intraorale dhe dokumente direkt në kartelën e pacientit, të lidhura me vizitën përkatëse.

  • Rreze X periapikale dhe panoramike
  • Foto para dhe pas trajtimit
  • Pëlqime të firmosura, PDF dhe dokumente të tjera
  • Të ruajtura në mënyrë të sigurt në cloud
Trajtimet

Dokumentoni çdo procedurë dhe vizitë pasuese

Dokumentoni procedurën e trajtimit, regjistroni të gjitha vizitat pasuese dhe përgatitni transkriptimet pa e shkruar dy herë të njëjtin informacion.

  • Odontogram interaktiv sipas numërimit FDI
  • Plane trajtimi me faza dhe kosto
  • Historia e vizitave pasuese për çdo rast
  • Transkriptime dhe raporte mjekësore gati për printim
Financat

Të ardhurat, shpenzimet dhe faturat në kontroll

DentalSoft nuk mbaron te pacientët. Menaxhoni transaksionet financiare të klinikës – të ardhurat, shpenzimet dhe faturat e shërbimeve – në të njëjtin vend.

  • Fatura për çdo shërbim, me një klikim
  • Pagesa të plota, të pjesshme dhe me këste
  • Regjistrim i shpenzimeve sipas kategorive
  • Gjendja e borxheve për çdo pacient
Furnitorët

Marrëdhëniet me furnitorët, pa letra

Mbani regjistrin e furnitorëve, porositë dhe pagesat ndaj tyre, që të dini gjithmonë kujt i detyroheni dhe kur.

  • Lista e furnitorëve dhe kontaktet
  • Blerje dhe fatura nga furnitorët
  • Pagesat e ardhshme dhe afatet
Raportet

Një sistem raportimi që ju befason

Vlerësoni performancën e klinikës me raporte të qarta dhe në kohë reale. Kuptoni çfarë funksionon dhe ku mund të rriteni.

  • Performanca sipas mjekut, shërbimit dhe periudhës
  • Të ardhurat neto, kreditë dhe debitë
  • Rrjedha e parave dhe pagesat e ardhshme
  • Eksport në PDF dhe Excel

Shikoni si ndihmojnë raportet në monitorimin dhe menaxhimin e klinikës dentare.

Siguria & cloud

Të dhënat mjekësore, të ruajtura me kujdes

Programi bazohet në një bazë të dhënash të strukturuar në cloud, që ruan dhe rregullon në mënyrë të sigurt të dhënat mjekësore të pacientëve.

  • Lidhje të enkriptuara (HTTPS/TLS)
  • Role dhe të drejta aksesi për stafin
  • Kopje rezervë automatike
  • Qasje nga çdo pajisje, kudo që jeni
Përvoja e përdoruesit

Aq i thjeshtë sa të përdorësh Facebook

Ndërfaqja u projektua pas bisedave me dentistë që kishin përdorur programe të tjera. Rezultati: më pak klikime, më shumë kohë për pacientët.

0instalime të nevojshme
∞pacientë pa kufizim
24/7qasje nga çdo pajisje
100%në gjuhën shqipe

Shikojeni DentalSoft në veprim

Një demo 30-minutëshe, e përshtatur për mënyrën si punon klinika juaj.