Qendra e ndihmës
Artikujt e ndihmësFinancat
  1. Ballina
  2. Ndihma
  3. Financat

Shpenzimet dhe faturat e blerjes

Regjistrimi i shpenzimit, pagesa e tij, miratimi, shpenzimet periodike dhe anulimi.

Financat1 min leximPërditësuar më 29.10.2026

Në këtë faqe 5 tema

Te Shpenzimet regjistrimi i shpenzimit ndahet nga pagesa e tij. Mund ta regjistroni faturën sot dhe ta paguani më vonë.

Shpenzim i ri

Krijo → Shpenzim:

  • Furnitori (opsional). Kur zgjidhet, afati i pagesës dhe monedha plotësohen nga kushtet e furnitorit.
  • Kategoria, përshkrimi, data, numri i dokumentit, shuma dhe monedha.
  • Afati i pagesës dhe dega.
  • Dokumenti i skanuar bashkëngjitur.
  • Paguaj tani (opsional): metoda dhe shuma (bosh = e gjithë shuma). Pagesa cash del nga turni i hapur i arkës.

Për faturat fiskale shqiptare, butoni Skano faturë plotëson vetë furnitorin, numrin, datën dhe shumën. Shih Skanimi i QR-së së faturës.

Materialet për magazinë regjistrohen më mirë si hyrje te Inventari: hyrja krijon vetë shpenzimin, pa dyfishim.

Statusi i pagesës

E papaguar, Pjesërisht e paguar, E paguar. Filtri Me vonesë tregon ato me afat të kaluar.

Miratimi

Nëse shënoni Kërkon miratim para pagesës, shpenzimi del Në pritje miratimi. Kush ka lejen e Miraton ose e Refuzon. Shpenzimi me miratim paguhet vetëm pasi miratohet. Nëse shuma e një shpenzimi të miratuar ndryshohet, ai kthehet në pritje miratimi.

Shpenzimet periodike

Për qiranë, abonimet etj.: vendosni shpeshtësinë (çdo javë, muaj, tremujor ose vit). Shpenzimi krijohet automatikisht në datën e radhës.

Anulimi

Shpenzimi i gabuar anulohet me arsye. Nuk fshihet.

Kategoritë e shpenzimeve ndryshohen te Konfigurime → Kategoritë e shpenzimeve. Furnitorët kanë faqen e tyre: Furnitorët.

Ende keni nevojë për ndihmë?

Ekipi i DentalSoft ju përgjigjet në shqip. E Hënë – E Shtunë, 09:00 – 19:00.