Fatura me një klikim
Krijoni faturën për çdo shërbim të kryer, direkt nga programi.
DentalSoft nuk mbaron te pacientët. Menaxhoni të ardhurat, shpenzimet, faturat dhe pagesat me këste në të njëjtin program, pa fletore dhe pa llogari të humbura.
Moduli i financave ju tregon në çdo moment sa ka hyrë, sa ka dalë dhe kush ka ende detyrime.
Krijoni faturën për çdo shërbim të kryer, direkt nga programi.
Regjistroni pagesa të plota, të pjesshme ose me këste.
Gjendja e detyrimeve për çdo pacient dhe lista e debitorëve.
Regjistroni shpenzimet e klinikës sipas kategorive.
Pagat e stafit regjistrohen bashkë me shpenzimet e tjera të klinikës.
Të ardhurat dhe shpenzimet bashkë, për të parë bilancin e klinikës.
Kur pacienti paguan me këste, DentalSoft tregon sa ka paguar dhe sa i mbetet. Ju shihni debitorët dhe pagesat e ardhshme pa i llogaritur me dorë.
Shifrat e financave ushqejnë raportet e klinikës: të ardhurat neto, kreditë, debitë dhe rrjedhën e parave. Lexoni edhe si të rritni të ardhurat e klinikës dentare.
Po. DentalSoft regjistron pagesa të plota, të pjesshme dhe me këste, dhe tregon për çdo pacient sa ka paguar dhe sa i mbetet.
Po. Programi mban gjendjen e detyrimeve për çdo pacient dhe listën e debitorëve, që t’i ndiqni pa letra.
Po. Shpenzimet regjistrohen sipas kategorive, bashkë me pagat e stafit, dhe së bashku me të ardhurat japin bilancin ekonomik të klinikës.
Të gjitha modulet punojnë së bashku, në të njëjtin program dhe me të njëjtat të dhëna.
Kartela elektronike me historinë mjekësore dhe dentare të pacientit.
Shiko modulinKalendar për çdo mjek, kujtesa me SMS dhe email dhe lista e pritjes.
Shiko modulinImazhe, foto dhe dokumente direkt në kartelën e pacientit.
Shiko modulinOdontogram, anamneza, plane trajtimi me faza dhe transkriptime.
Shiko modulinFurnitorët, blerjet dhe pagesat e ardhshme me afatet.
Shiko modulinPerformanca, të ardhurat neto dhe rrjedha e parave.
Shiko modulinEnkriptim, backup ditor dhe të dhëna që i përkasin klinikës.
Shiko modulinNjë demo 30-minutëshe, e përshtatur për mënyrën si punon klinika juaj.