Qendra e ndihmës
Artikujt e ndihmësFillimi
  1. Ballina
  2. Ndihma
  3. Fillimi

Përmbledhja (faqja kryesore)

Treguesit e ditës dhe të periudhës, grafiku financiar, takimet, detyrat dhe alarmet.

Fillimi1 min leximPërditësuar më 30.10.2026

Në këtë faqe 3 tema

Përmbledhja është faqja e parë pas hyrjes. Tregon gjendjen e klinikës sipas lejeve tuaja: kush s'ka leje financiare nuk sheh shumat.

Periudha

Lart zgjidhni periudhën: Sot, 7 ditët e fundit, Ky muaj, Muaji i kaluar ose një periudhë tjetër. Treguesit financiarë ndjekin këtë periudhë.

Çfarë tregon

  • Treguesit kryesorë: takimet e sotme, pacientët e rinj, faturuar, arkëtuar, detyrimet, këstet e vonuara, shpenzimet, preventivat në pritje etj. Klikoni një tregues për të hapur listën me filtrin përkatës.
  • Grafiku "Faturuar, arkëtuar dhe shpenzime" për muajt e fundit (zgjidhni sa muaj).
  • Takimet e sotme dhe ditët e ardhshme.
  • Detyrat e hapura dhe mungesat (no-show) që presin të kontaktohen. Pacientët për rikontroll janë te Pacientët → Rikontrollet.
  • Performanca sipas mjekut për muajin (ose periudhën e zgjedhur te karta).
  • Gjendja e arkave: cash-i i pritshëm në turnet e hapura. Pagesat me kartë/bankë nuk përfshihen.
  • Materialet nën stokun minimal.

Kujdes me dallimet

  • Faturuar = dokumente të lëshuara (neto pas kreditnotave). Arkëtuar = para të marra (neto pas rimbursimeve). Një faturë e lëshuar sot mund të paguhet muajin tjetër.
  • Rezultati financiar nuk është e njëjta gjë me cash-in në arkë.

Për shpjegimin e plotë të shifrave shih Raporti financiar dhe fjalorin.

Ende keni nevojë për ndihmë?

Ekipi i DentalSoft ju përgjigjet në shqip. E Hënë – E Shtunë, 09:00 – 19:00.