Qendra e ndihmës
Artikujt e ndihmësPacientët dhe klinika
  1. Ballina
  2. Ndihma
  3. Pacientët dhe klinika

Kalendari i takimeve

Pamjet, krijimi dhe zhvendosja e takimeve, statuset, bllokimet, takimet e përsëritura dhe lista e pritjes.

Pacientët dhe klinika1 min leximPërditësuar më 29.10.2026

Në këtë faqe 7 tema

Pamjet

Te Kalendari zgjidhni Dita, Java, Muaji ose Lista. Te Kolonat mund ta ndani ditën sipas mjekut, sipas kabinetit ose sipas poltronës. Filtroni sipas degës, mjekut, shërbimit dhe statusit.

Takim i ri

  • Klikoni mbi një orar të lirë, ose Krijo → Takim.
  • Zgjidhni pacientin, mjekun, shërbimin dhe kohëzgjatjen. Opsionale: asistenti, kabineti/poltrona, shënime.
  • Nëse pacienti s'ka kartelë, krijojeni shpejt nga vetë formulari; plotësojeni më vonë te profili.
  • Takim i përsëritur: vendosni sa herë (2–52) ose datën e fundit.

Serveri kontrollon konfliktet për mjekun, pacientin dhe poltronën, edhe kur dy veta rezervojnë njëkohësisht. Takimi jashtë orarit të punës kërkon leje të veçantë.

Zhvendosja

Tërhiqeni takimin në orar tjetër, ose zgjateni/shkurtojeni nga fundi. Nëse ka konflikt, takimi kthehet aty ku ishte.

Statuset

Planifikuar → Konfirmuar → Mbërritur → Në pritje → Në trajtim → Përfunduar. Ose: Anuluar (me arsye; takimi mbetet në historik) dhe Nuk u paraqit.

Mbyllni statusin e çdo takimi. Takimet e kaluara pa status dalin te Përmbledhja si "pa status", dhe pacientët që nuk erdhën dalin te lista e mungesave te Komunikimet.

Bllokimi i orarit

Blloko orar për pushime, mungesa, mirëmbajtje ose mbledhje: për një person, kabinet ose poltronë. Nuk lejohet mbi takime ekzistuese. Festat e klinikës vendosen te Konfigurime → Festat dhe pushimet.

Lista e pritjes

Pacientët që duan orar më të afërt shtohen te Lista e pritjes. Kur lirohet një orar, rezervojini prej aty.

Nga takimi

Nga takimi hapni direkt profilin e pacientit, vizitën klinike, planin e trajtimit dhe pagesën.

Ende keni nevojë për ndihmë?

Ekipi i DentalSoft ju përgjigjet në shqip. E Hënë – E Shtunë, 09:00 – 19:00.