Furnitorët
Lista e furnitorëve me detyrimet, profili i furnitorit, pagesa e faturave dhe pasqyra e llogarisë.
Në këtë faqe 3 tema
Lista
Te Furnitorët shihni kontaktet, faturat e blerjes dhe sa u detyroheni furnitorëve.
- Treguesit: furnitorë aktivë, sa kanë detyrime, totali i detyrimeve dhe sa është në vonesë, të gjitha në monedhën e zgjedhur.
- Filtrat: kategoria, monedha, vetëm me detyrime, edhe joaktivët. Renditni sipas emrit ose detyrimit.
- Eksporto listën në Excel ose PDF.
- Skano faturë për të shtuar faturë blerjeje nga QR-ja.
Detyrimi = faturat e blerjes aktive (jo të refuzuara) − pagesat e bëra, sipas monedhës. Në vonesë = pjesa me afat pagese para datës së sotme.
Profili i furnitorit
Klikoni një furnitor për profilin e tij:
- Të dhënat e furnitorit: kodi (p.sh. FUR-0001), kategoria, NIPT, personi i kontaktit, Nr. Cel, email, adresa. Lart djathtas zgjidhni monedhën që shihni.
- Kushtet e pagesës: afati në ditë (p.sh. 30 ditë), monedha dhe metoda e zakonshme. Afati përdoret vetë kur regjistroni faturë të re.
- Llogaritë bankare (IBAN), me buton kopjimi.
- Treguesit: blerë, paguar, detyrim dhe në vonesë.
Skedat: Faturat e blerjes, Pagesat, Pasqyra e llogarisë (çdo faturë dhe pagesë me gjendjen pas saj), Porositë (nga inventari), Dokumentet dhe Historiku.
Pagesa e furnitorit
Paguaj hap formularin e pagesës:
- Shkruani shumën. Ajo shpërndahet vetë në faturat e hapura, nga më e vjetra, në të njëjtën monedhë. Mund ta ndryshoni shpërndarjen me dorë.
- Zgjidhni metodën dhe datën. Për cash, pagesa del nga turni i hapur i arkës; për bankë, nga llogaria bankare.
Furnitorët shtohen nga butoni Shto furnitor ose direkt nga skanimi i QR-së.