Moduli i raporteve

Raportet e klinikës dentare, në kohë reale

Vlerësoni performancën e klinikës me raporte të qarta. Kuptoni çfarë funksionon, ku humbni dhe ku mund të rriteni, si një ekspert biznesi.

Çfarë përfshin moduli

Shifrat që i duhen çdo klinike

Raportet ndërtohen nga puna e përditshme në program, pa tabela të veçanta dhe pa llogaritje me dorë.

Performanca sipas mjekut

Shihni punën dhe të ardhurat e çdo dentisti në klinikë.

Sipas shërbimit dhe periudhës

Krahasoni shërbimet dhe periudhat për të parë si ecën klinika.

Të ardhurat neto

Sa i mbetet klinikës pasi zbriten shpenzimet.

Kreditë dhe debitë

Kush i detyrohet klinikës dhe kujt i detyrohet klinika.

Rrjedha e parave

Rrjedha e parave dhe pagesat e ardhshme, për të planifikuar muajin.

Eksport në PDF dhe Excel

Shkarkoni raportet në PDF ose Excel, për kontabilistin ose për ortakët.

Në praktikë

Vendime me shifra, jo me hamendje

Kontrolloni ecurinë e klinikës në çdo kohë, kudo dhe nga çdo pajisje. Ndërhyni shpejt në çështjet kritike, që të mos humbni pacientë, dhe shfrytëzoni çdo mundësi për të përmirësuar rezultatet financiare.

  • Të ardhurat e ditës dhe të muajit
  • Pacientët që nuk kanë planifikuar takimin e radhës
  • Performanca sipas mjekut, shërbimit dhe periudhës
  • Ecuria e klinikës edhe nga celulari

Më shumë për monitorimin e klinikës dentare dhe për financat, nga vijnë shifrat e raporteve.

Pyetje të shpeshta

Pyetje për raportet e klinikës

Çfarë raportesh ofron DentalSoft?

Performancën sipas mjekut, shërbimit dhe periudhës, të ardhurat neto, kreditë dhe debitë, rrjedhën e parave dhe pagesat e ardhshme, si dhe pacientët që nuk kanë planifikuar takimin e radhës.

A mund t’i eksportoj raportet?

Po. Raportet eksportohen në PDF dhe Excel.

A duhet t’i plotësoj raportet me dorë?

Jo. Raportet krijohen nga të dhënat që stafi regjistron çdo ditë në program: takimet, trajtimet, pagesat dhe shpenzimet.

Modulet e DentalSoft

Shikoni edhe modulet e tjera

Të gjitha modulet punojnë së bashku, në të njëjtin program dhe me të njëjtat të dhëna.

Pacientët

Kartela elektronike me historinë mjekësore dhe dentare të pacientit.

Shiko modulin

Takimet

Kalendar për çdo mjek, kujtesa me SMS dhe email dhe lista e pritjes.

Shiko modulin

Rreze X & dokumente

Imazhe, foto dhe dokumente direkt në kartelën e pacientit.

Shiko modulin

Trajtimet

Odontogram, anamneza, plane trajtimi me faza dhe transkriptime.

Shiko modulin

Financat

Fatura, pagesa me këste, debitorët, shpenzimet dhe bilanci.

Shiko modulin

Furnitorët

Furnitorët, blerjet dhe pagesat e ardhshme me afatet.

Shiko modulin

Siguria

Enkriptim, backup ditor dhe të dhëna që i përkasin klinikës.

Shiko modulin

Shikojeni DentalSoft në veprim

Një demo 30-minutëshe, e përshtatur për mënyrën si punon klinika juaj.