Mirë se vini në blogun e DentalSoft

Mirë se vini në blogun e DentalSoft! Prej vitit 2018 punojmë çdo ditë me klinikat dentare në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit. Gjatë kësaj kohe kemi mësuar shumë nga dentistët, asistentët dhe recepsionistët që përdorin programin tonë. Tani duam ta ndajmë këtë përvojë edhe me ju.

Çfarë do të gjeni këtu

  • Përditësime të programit – çdo modul i ri, përmirësim apo ndryshim në DentalSoft, i shpjeguar thjesht.
  • Lajme – risitë tona, bashkëpunimet dhe eventet ku do të jemi të pranishëm.
  • Këshilla praktike – ide për të organizuar më mirë takimet, financat dhe ekipin e klinikës.
  • Teknologji – si mund t’ju ndihmojë teknologjia të kurseni kohë dhe të rrisni numrin e pacientëve.

Pse një blog?

DentalSoft përditësohet rregullisht me kërkesat që na vijnë nga klientët. Shumë prej tyre na kanë kërkuar një vend ku të shohin në një vështrim çfarë ka ndryshuar dhe si t’i përdorin funksionet e reja. Blogu është pikërisht ky vend.

Interesi ynë kryesor është të kënaqim klientët tanë. Kënaqësia e klientit është gjithmonë e para.

Na tregoni çfarë doni të lexoni

Keni një temë që do të donit ta trajtonim? Na shkruani te faqja e kontaktit ose në rrjetet tona sociale. Çdo sugjerim na ndihmon ta bëjmë blogun më të dobishëm për ju.

Ndaje postimin: ← Të gjitha postimet
Lexo edhe

Postime të tjera

Provoni DentalSoft falas

Programi nr. 1 për klinikat dentare në Shqipëri & Kosovë.